Diletantët e politikës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e sakatosën Kosovën

Diletantët e politikës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e sakatosën Kosovën
Diletantët e politikës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e sakatosën Kosovën

Skender Mulliqi

  • 11 April 2022 - 07:56

Shkruan:ANALISTI: Skënder Mulliqi

Tash së fundi i kemi disa paraqitje të Mustafës, kur thotë së duhet të implementohet varianti i nënshkrimit të vitit 2013 ku gjendet firma e Hashim Thaçit e jo e tij. Kjo është një qyqarllëk i madh i Mustafës , i cili po tenton ti ik përgjegjësisë lidhur më këtë temë, e që nuk mundet. Unë mendoj së pesha e fajit bie më shumë në Mustafën i cili firmosi në vitin 2015, kur mirë e ka pasur të ditur së marrëveshja e parë e vitit 2013 është e dëmshme. Me marrëveshjen e dytë i është qitur kapaku i keq këtyre nënshkrimeve të cilat tash, Kosovës po i nxjerrin telashe të madha. Mustafa shumë kishte ngulur këmbë edhe më temën e Demarkacionit më Mal të Zi, ku këtij shteti ju falën 8200 hektarë tokë!

Shumë gabime u bënë në maratonën e bisedimeve te zhvilluara më Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve. U bën gabime qysh në start të tyre , ku u favorizua Serbia e cila kishte krye gjenocid ndaj shqiptarëve, dhe e cila kurrë nuk kërkojë falje , kurse Kosova u qitë në plan të dytë, thua së ishte agresori e jo viktima. Kosova u pranua si shtet nga shtetet më kualitative demokratike të botës , të cilat edhe ishin sponsorizuese të pavarësisë të Kosovës nga Serbia. Pavarësinë e shpallur në kuvend në vitin 2008, të legjitimuar edhe nga GJND-ja, pushtetet e kaluara nuk i shfrytëzuan gjatë zhvillimit të bisedimeve më palën serbe .Madje, gjithnjë sa kalonte koha pala jonë bënte konsensione të dhembshme , duke firmosur edhe aso marrëveshje të cilat prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Nuk kalohet kur bëhet fjalë për këtë temë , e mos të përmendim Decentralizimin e Pushtetit Local , 6 Piket e Ban Ki Munit etj, që u pa së ishte gabim, nga te cilat edhe na erdhën shumë të këqija. Marrëveshjet e firmosura që ishte edhe më e keqe nuk ishin shumë transparante për opinionin e gjerë publik. Përfaqësuesit tanë në këto bisedime nuk treguan zotësi në ballafaqim më palën serbe , e cila ngadalë i caktonte agjendat e bisedimeve. Finalen e diletantizmit politik Thaçi dhe Mustafa e treguan kur nënshkruan në vitin 2013 dhe 2015 marrëveshjen e Asociacionit më shumicë serbe , më kompetenca ekzekutive, jashtë Kushtetutës së Kosovës , e cili asociacion edhe edhe u kontestua më 23 nene .Aq më keq për Kosovën dhe shqiptarët ishte fakti së këta bënin arsyetime bajate së gjoja po kërkon këtë gjë bashkësia ndërkombëtare, dhe deklarimin se nuk prekët statusi politik I Kosovës.

Koha tregojë së këto deklarime të tyre nuk kishin të bënin fare më realitetin. “ Zajednica” , na ka mbetur si patate e nxehtë në duar, që Serbia më çdo kusht po tenton edhe të realizon, madje edhe më kërcënime të ndërhyrjes ushtarake ne veri të Kosovës. Tash pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Serbia e shovinistit, Vuçiq sikur ka marrë krahë, që më ndonjë blic aksion ushtarak edhe ta bënë faktike ndarjen e veriut nga jugu. Të kthehemi të deklarimet e fundit të ish kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa lidhur më temën e asociacionit. Ai po bën deklarime paushallë siç po ka dëshirë vet të zhvillohet situata. Pak kohë më parë deklarimet e tija ishin së duhet të realizohet në praktikë nga Kurti Asociacioni të cilin e firmosën ai dhe Thaçi, pa u marre fare më logjikën së athua çfarë i sjellë një asociacion I tillë Kosovës? Sigurisht humbje të madhe , shumë të dëmshme , e të pa riparueshme.

Komunistit Mustafa përmes këtyre deklarimeve po tregon së nuk po I intereson shumë fati i Kosovës .Kurti po tregohet konsistent në qëndrime duke mos e pranuar një asociacion të tillë. Tash së fundi i kemi disa paraqitje të Mustafës, kur thotë së duhet të implementohet varianti i nënshkrimit të vitit 2013 ku gjendet firma e Hashim Thaçit e jo e tij. Kjo është një qyqarllëk i madh i Mustafës , i cili po tenton ti ik përgjegjësisë lidhur më këtë temë, e që nuk mundet. Unë mendoj së pesha e fajit bie më shumë në Mustafën i cili firmosi në vitin 2015, kur mirë e ka pasur të ditur së marrëveshja e parë e vitit 2013 është e dëmshme. Me marrëveshjen e dytë i është qitur kapaku i keq këtyre nënshkrimeve të cilat tash, Kosovës po i nxjerrin telashe të madha. Mustafa shumë kishte ngulur këmbë edhe më temën e Demarkacionit më Mal të Zi, ku këtij shteti ju falën 8200 hektarë tokë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".