
Ymeri: Sot Presheva pësoi regres të thellë, humbësit e zgjedhjeve u hakmorën ndaj Ardita Sinanit

Udhëheqësi i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka vlerësuar që shkarkimi i Ardita Sinanit nga pozita e Kryetares së Preshevës është dëm i madh politik dhe regres i thellë shoqëror për Preshevën.
Sipas tij, me ardhjen e Arditës në krye të Komunës vitin e kaluar, Presheva frymonte ndryshe dhe krijoi imazh shumë pozitiv gjithandej në rajon.
Ajo u bë sinonim i ndryshimit cilësor, përmbajtësor dhe progresiv. Ardita nuk ishte vetëm gruaja pothuajse e vetme kryetare në rajonin e afërt shqipfolës, por rrezatonte edhe qeverisje në shërbim të zhvillimit të politikave të mira. Për më tepër, në zgjedhjet e fundit parlamentare, megjithë dështimin kolektiv të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që mbeten pa deputet, pjesa dërmuese e votuesve zëshëm përkrahën opsionin e Shaip Kamberit që përkrahu Ardita. Opsionin e rezistencës ndaj pushtetit autoritar të Vuçiqit”, ka shkruar Ymeri.
Për Ymerin, Shqipërim Arifi dhe Sami Saliu, sot u hakmorën ndaj Sinanint, ndonëse kjo e fundit ishte fituese e zgjedhjeve
“Dhe përgjigja e humbësve të këtyre zgjedhjeve, Shqipërim Arifi dhe Sami Salihu, ishte hakmarrja ndaj Ardita Sinanit. Ju vërsulën Komunës. Aty ku e gjetën më lehtë të duken si fitues. Edhe atë pa vota të popullit, por përmes shtrembërimit të gishtave kuvendarësh, të mandatuar nga zgjedhjet për politika të tjera. Në fakt, sot Presheva ridëshmoi se edhe mund të marrësh ligjërisht karrigat e pushtetit. Por jo edhe legjitimitetin popullor dhe aq më pak të jesh “reformë” dhe “ndryshim” vetëm përmes emërtimeve partiake. Nuk është hera e parë që vrasim përparimin tonë. Sot ishte sërish radha e Preshevës”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)