Kthimi i Shqiprim Arifit në krye të Preshevës, Kamberi: Janë hakmarrë

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 18:54
Kthimi i Shqiprim Arifit në krye të Preshevës, Kamberi: Janë hakmarrë

Dështimi i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi po shihet si një shkak që sot u ndërrua qeverisja lokale në Preshevë.

Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” i tha se Sami Salihu dhe Shqiprim Arifi u hakmorrën ndaj Ardita Sinanit duke e rrëzuar nga pozita e kryetares.

“Në Preshevë kemi të bëjmë me ndryshim pushteti nga dy persona që kanë deshtuar në zgjedhje parlamentare. S’kanë arritur të bëhen deputetë dhe janë hakmarrë”, tha Kamberi.

Kurti paraprakisht kërkoi unitet duke e cilësuar shkarkimin e Ardita Sinanit si synim të shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve atje përmes acarimit me njëri-tjetrin.

Sipas Kamberit, shqiptarët dështuan të organizohen dhe kjo duhet të shërbejë si sinjal për Qeverinë e Kosovës.

“Ajo që u pa sot është që dy inicuesit, ata dy protagonistët nuk e kane perfill Albin Kurtin”, tha ai.


(Kosova Sot Online)