Shqiprim Arifi ia plas vajit pasi u zgjodh kryetar i Preshevës: Zoti jep pushtet…

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 11:04
Shqiprim Arifi ia plas vajit pasi u zgjodh kryetar i Preshevës: Zoti jep pushtet…

Shqiprim Arifi ka thënë se ishte planifikim i Zotit rizgjedhja e tij si kryetar i Preshevës, pak pasi t’ia plaste vajit pasi u ul sërish në karrigen e të parit të kësaj komune.

“Pikë së pari njëherë dua ta feleminderoj në këtë muaj të shenjtë Zotin, i cili ma ka mundësuar prapë me qëndru këtu dhe i cili jep pushtet, merr pushtet dhe prapë jep pushtet ashtu si siç mendon dhe ashtu ai siç e planifikon, dhe unë jam i kënaqur me vendimin e tij që me qenë prapë këtu dhe me iu drejtu si kryetar; kjo është pikë së pari”, tha Arifi në fjalën e tij të hënën në Kuvendin Komunal.

Pasi nisi t’i falenderoj anëtarët e familjes, ai shpërtheu në vaj duke përdorur një shprehje gjermanisht.

“Unë dua të falenderoj në vazhdimësi, pikë së pari njëherë, prindt e mi… sc***… gruan time dhe fëmijët e mi.. familjen time… sch***. Pikërisht kjo nuk desha me ndodh, por ja… Familjen time, pra, shokët, miqtë, dashamirët , krejt ata që kanë kontribuar”, tha Arifi.

(Kosova Sot Online)