'100 euro do t’i përfitojnë ata të cilët e kanë pagën më të vogël se 1 mijë euro', ja kush e thotë

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 15:11
'100 euro do t’i përfitojnë ata të cilët e kanë pagën më të vogël se 1 mijë euro', ja kush e thotë

Ilir Kërçeli, shef i stafit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është përfshirë në debatin që po bëhet lidhur me 100 eurot që Qeveria e Kosovës do t’u jap pensionistëve, punëtorëve të sektori privat, publik dhe studentëve.

Kërçeli tha se ndarja e 100 eurove nuk do të bëhet për ata që e kanë pagën mbi 1 mijë euro.

Edhe pse një informacion i tillë nuk është dhënë nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kështu deklaroi Kërçeli.

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro.”, ka shkruar ai.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin Murati bën të ditur sot se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndihmojë qytetarët me një pako ekonomike, nga e cila do të ndahen nga 100 euro.

Poashtu me këtë rast Kurti deklaroi se do të dyfishohen mjetet për personat me asistencë sociale dhe pensionistët.

(Kosova Sot Online)