Të stopohet diktatura e KPK-së që financohet nga shteti dhe saboton institucionet e shtetit!

Të stopohet diktatura e KPK-së që financohet nga shteti dhe saboton institucionet e shtetit!
Të stopohet diktatura e KPK-së që financohet nga shteti dhe saboton institucionet e shtetit!

Hasan Preteni

  • 12 April 2022 - 12:40

Shkruan:ANALISTI: Hasan Preteni

Këta zyrtarët që e vlerësojnë kolegun e vet me 98 pikë duhet të ju ndalohet veprimi edhe si gjyqtar e prokuror të thjeshtë, ngase nuk e ka me besimin qytetari tek ata që nuk bëjnë e dhene drejtësi te merituar ,nuk e luftojnë të keqen por janë gjeneratori kryesor i "prodhimit" të anarkisë, ngase ata janë vet antishteti!

-I gjithë procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit duhet të kthehet në pikën ZERO. Është momenti i fundit që të stopohet "diktatura" e KPK-së. Ky mekanizëm vetëm mjetet financiare i merr nga shteti kurse e gjithë puna e tyre mbështetet dhe bazohet në antishtet. Legjislacioni duhet të ndryshoj sa më shpejtë duke ju pamundësuar këtyre sabotatorëve që të vazhdojnë më tutje. Në përzgjedhjen e të gjithë titullarëve tjerë komisionet seleksionuese janë heterogjene.

Në përzgjedhjen e Auditorit gjeneral në komision marrin pjesë përfaqësuesit e së paku 6 institucioneve,në përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së në komision vendimtar janë gjyqtarët,në përzgjedhjen e të gjithë të tjerëve të pakontestueshëm janë pjesëtarët e shoqërisë civile dhe monitorimi i medieve.

Çka e pse po ndodhë në botën e ndarë të prokurorëve. Ata e kanë shpallur autonomine e vetë dhe në vend që të jenë kujdestar, sanksionues në zbatimin e ligjit ata po janë shkelësit kryesor qe ua bejne avokatine krimit te instaluar. Stop këtyre çmendurive,shtetin e kanë vu në kolaps dhe e kanë pamundësuar funksionimin e tij.

Presidentja nuk duhet të pret ditën e fundit të afatit, por menjëherë dhe me urgjencë duhet të kthej procesin në zero. Më mirë pa ta se me ta. Ndryshimet ligjore dhe procesi me legjislacionin e ri. Konkurrencë dhe transparencë gjatë gjithë fazës, i gjithë procesi duhet të monitorohet detyrimisht edhe nga mekanizmat ndërkombëtar. Këta zyrtarët që e vlerësojnë kolegun e vet me 98 pikë duhet të ju ndalohet te qenurit e veprimi edhe si gjyqtar e prokurore të thjeshtë, nuk e ka besimin qytetari tek ata që nuk bëjnë drejtësi,nuk e luftojnë të keqen por janë gjeneratori kryesor i "prodhimit"të anarkisë,ata janë vet antishteti!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".