Kryetari i Mariupolit tregon shifrën e personave të vrarë nga sulmet ruse

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 18:46
Kryetari i Mariupolit tregon shifrën e personave të vrarë nga sulmet ruse

Kryetari i qytetit ukrainas jep shifrën e re tragjike të viktimave të shkaktuara nga sulmi rus. Britania e Madhe nuk përjashton ndërhyrjen ushtarake nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike.

Në një mesazh televiziv, Vadym Boichenko, tha se ka qenë e vështirë përllogaritja e numrit të saktë të viktimave që prej nisjes së luftimeve atje.

Më parë, Presidenti Zelensky dhe autoritetet lokale kishin vlerësuar se numri i viktimave ishte rreth 10 mijë, por sot shifra u dyfishua.

Mariupol është një prej qyteteve ukrainase thuajse të rrafshuar nga bombardimet ruse, pasi ndodhet pranë kufirit me Rusinë, në brigjet e Detit Azov.

(Kosova Sot Online)