Sot mbahet një protestë para Qeverisë

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 08:10
Sot mbahet një protestë para Qeverisë

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do te mbajnë protestë para Ndërteses së Qeverisë se Republikes se Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30).

Ngjarjet e datës 13 prill 2022:

– Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

– Me rastin e vizitës në Handikos Ministri për Bashkëpunim Regjional i Izraelit, Esaëi Frej i cili në kuadër të një kontigjenti të sjellur në Kosovë, do të shpërndajë tri karroca për fëmijë me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Veternik, ora 9:30) 

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 si dhe shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Komisioni për Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport është mban dëgjim publik për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga sheshi, ora 10:30)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Avokatin e Popullit dhe me kryesuesin e Këshillit të   Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil lidhur me Qëndrimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do te mbajnë protestë para Ndërteses së Qeverisë se Republikes se Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Grupit të laborantëve të lartë të mjeksisë, përfaqësues të sindikatës së nënpunësve të shtetit të viteve të 90-ta dhe përfaqësues të sindikatës së pavarur të sektorit privat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00) 

– Instituti Kombëtar Demokratik do të bëjë bashkë ekspertë nga fusha e mediave, teknologjisë së informacionit, gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga Ballkani, Evropa dhe SHBA-të për të diskutuar për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit. (Klan Arena, Ish Fabrika e Amortizatorëve, ora 14:00)

– Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi do të mbajë konferencën e fundit, pasi që mbyll mandatin e tij ku edhe do të publikohet raporti i tre-mujorit të parë të vitit 2022, si dhe sfidat me të cilat është ballafaquar Gjykatë Themelore në Gjilan së bashku me degë. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 14:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00).

(Kosova Sot Online)