Politikanët me premtime banale abuzuan me pushtetin për interesa personale

Politikanët me premtime banale abuzuan me pushtetin për interesa personale
Politikanët me premtime banale abuzuan me pushtetin për interesa personale

Skender Mulliqi

  • 13 April 2022 - 07:55

Shkruan:ANALISTI: Skënder Mulliqi

Pak u kujdesën për shtetndërtim dhe mirëqenie, e shumë u kujdesën për përfitime personale dhe për pasurime të paligjshme. Sigurisht se do të dalin edhe fakte të reja për ata që keqpërdoren pushtetin dhe shumë do të qeshet më ta. Edhe tash shumica e popullit nuk po i durojnë dhe as nuk po kanë dëshirë tu lëshojnë sytë hajnave te politikës, të cilët Kosovën e bënë qerpazë. Madje, disa prej tyre do të gjykohen herët a vonë nga historia edhe për tradhti kombëtare! Këta janë bërë si mishi i keq në trup të shëndosh, që me operim duhet te largohet.

Politikanët e deritashëm të Kosovës, nuk janë të njohur shumë për gjera të mira që krijuan për shtet dhe qytetarë. Nuk treguan dije e guxim , për të lënë mbrapa krenarinë dhe lavdinë kombëtare. I përjashtuan po thuaj të gjitha rregullat demokratike të lojës. Krijuan përshtypjen në opinionin e gjerë publik, së janë në gjendje gjithçka të veprojnë për ti plotësuar egot e tyre personale e karrieriste. Nuk krijuan afri më qytetarët , përkundrazi i larguan ata sa më larg realitetit. Krijuan përshtypjen reale së mund të krijojnë armiq partiakë , por edhe ti thellojnë ndasitë qytetare. Kurrë nuk e lanë luftën për pushtet dhe për të mira materiale. I përcaktuan rregullat politike të lojës sipas kutit të tyre , e jo interesave të përgjithshme. Portreti i tyre politik është i mbushur më plotë manipulime.

E prunë Kosovën në situata të vështira edhe ekzistenciale .Ndryshe folën e ndryshe punuan. Nuk i mbajtën premtimet e dhëna para çdo palë të zgjedhjeve nacionale dhe lokale. U katapultuan në pushtet gjithfarë “qymezi”.Më shumë sabotuan, së sa krijuan punë të mira .Qytetarët më të drejtë e kanë humbur besimin në këtë klasë politike .Si shpresë u ka mbetur gjenerata e re e politikanëve për ti kthyer gjerat për së mbari. Kurrë nuk dhanë sqarime pse kemi gjendje politike jo të mirë ,pse nuk kemi rrjedha të mira ekonomike dhe sociale? Pse kemi këtë gjendje të largimeve masive nga Kosova? Pse mbetem i vetmi shtet në Evropë i izoluar nga bota demokratike? E shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje adekuate…! Prandaj askush mos të pyes pse gjeneratat e ardhshme nuk do të kanë shumë respekt për klasën politike të pas luftës? Nuk mund të lavdërohen së jetuan ashtu siç kanë edhe pritur, të jetojnë mirë pas një okupimi shumë të gjatë nga Serbia.

Epoka e kësaj kaste politike nuk është e lavdishme , së shumë u keqpërdor pozita shoqërore dhe politike .Pak u kujdesën për shtet ndërtim dhe mirëqenie, e shumë u kujdesën për përfitime personale, dhe për pasurime të paligjshme. Sigurisht se do të dalin edhe fakte të reja për ata që keqpërdoren pushtetin, dhe shumë do të qeshet më ta. Edhe tash shumica e popullit nuk po i durojnë dhe as nuk po kanë dëshirë tu lëshojnë sytë hajnave te politikës, të cilët Kosovën e bënë qerpazë. Madje, disa prej tyre do të gjykohen herët a vonë nga historia edhe për tradhti kombëtare! Këta janë bërë si mishi i keq në trup të shëndosh, që me operim duhet te largohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".