Babai “masakroi” të fejuarën e djalit, flet vajza e vrasësit: Vëllai vetëm qan

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 14:17
Babai “masakroi” të fejuarën e djalit, flet vajza e vrasësit: Vëllai vetëm qan

Ka folur për News 24, vajza e Muharrem Hoxhës, që ditën e djeshme vrau me thikë të fejuarën e djalit të tij dhe më pas vari veten në pemë.

Vajza e autorit ka treguar gjatë emisionit “Me zemër të hapur” se babai dhe i vëllai jetonin në shtëpi të ndara dhe pranoi se kanë pasur probleme sistematike, për shkak se familja nuk pranonte lidhjen e tij me të renë.

Ndër të tjera ajo thotë se vëllai i saj vetëm qan dhe nuk e qasi në shtëpi trupin e babait të tij, pasi i mori jetën partneres së tij.

“Babai jetonte në shtëpi e vogël, ndërsa vëllai te shtëpia e madhe. Nuk donin që të bashkëjetonin bashkë dhe u detyrua.

Me të dëgjuar njerëzit, ka dëgjuar që është kështu ashtu dhe e ktheu në tragjedi.

Me shumë mundësi nuk janë takuar. Nuk takoheshin sepse nuk e donin atë lidhje. Fatjoni kishte edhe varrimin këndej. Ajo që ndodhi ndodhi.

Fatjoni donte të shkonte në varrim, nuk e lanë. Fatjoni vetëm qan, nuk e qasi në shtëpi sepse i mori jetën e gruas. Edhe mami nuk është mirë, është me njerëz lart”, tha vajza e autorit.

(Kosova Sot Online)