Pasi u armatos nga Kina, Vuçiqit i pëlqen të bëhet cinik: Më mirë të blinim sprej kundër mushkonjave

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 18:35
Pasi u armatos nga Kina, Vuçiqit i pëlqen të bëhet cinik: Më mirë të blinim sprej kundër mushkonjave

Duke reaguar ndaj kritikave për blerjen e armëve kineze për mbrojtjen ajrore, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i zuri në gojë gjithë kohën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, duke iu thënë atyre “të kujdesen për problemet e tyre, jo për politikën ushtarake dhe mbrojtëse të Serbisë”.

Në një fjalim me video, Vuçiq foli për një fushatë të “damkosjes së Serbisë”.

“Jo që nga dje, një rol më i theksuar në urrejtjen e zhveshur ndaj Serbisë vjen nga Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviq”, tha Vuçiq.

Kurti dhe Gjukanoviq kishin folur që herët për armatosjen e Serbisë, ndërsa në këtë pikë, Vuçiq foli me cinizëm

Ai tha se do të ishte më mirë për Serbinë të blinte sprej kundër mushkonjave. “Sepse është shumë më e rëndësishme të mbrohemi nga mizat dhe mushkonjat sesa nga çdo forcë ajrore serioze që ata kanë”.

Vuçiq theksoi se Serbia sot është “si një vend neutral ushtarak i vetëm në të gjithë rajonin e gjerë”, duke e krahasuar atë me një “ujk të vetmuar”.

(Kosova Sot Online)