Presidentja Osmani në CNN: Vuçiqi di si të bëj propagandë, krijoi përvojë si ministër i Millosheviqit

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 20:25
Presidentja Osmani në CNN: Vuçiqi di si të bëj propagandë, krijoi përvojë si ministër i Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është paraqitur sot për një intervistë në CNN, me gazetaren e njohur Christiane Amanpour, ku ka folur në përgjithësi për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë dhe pozicionin e Serbisë përballë kësaj ngjarjeje. Presidentja ka thënë se Kosova do të qëndrojë si vend i pavarur, sovran dhe demokratik, përkundër se Serbia e sheh si shtet të përkohshëm.

Osmani, ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shumë i zoti për të bërë propagandën që mbështetet nga Rusia, pasi që kishte një përvojë si Ministër i Propagandës në qeverinë e Milloshevqiti.

“Më lejoni t’ia kujtoj secilit që Presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si Ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviqit, kështu që ai është shumë i zoti për të bërë atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia. Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rris bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë”, ka thënë Osmani.

Osmani, ka folur gjithashtu edhe për bashkimin e Serbisë me shtetet perëndimorë për ta dënuar e sanksionuar Rusinë në OKB përmes rezolutave të miratuara. Ajo ka thënë se përtej votimit të këtyre rezolutave, Serbia nuk ndërmerr asnjë veprim konkret kundër Rusisë apo Bjellorusisë.

Po ashtu, ka përmendur edhe tubimet në Beogradi pro-Putinit.

“Ai mund të votojë për këto rezoluta, por kur është çështja që të bëhen veprime kundër Rusisë, Bjellorusisë, kundër ekonomisë së tyre apo çfarëdo qoftë, kurrë nuk ndërmerr veprime. Në fakt Beogradi është kryeqyteti i vetëm në botë, ku janë organizuar tubime pro-Putinit, me mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe opozitës”, ka thënë Presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online