Çfarë ndodhi me Krenarinë e Rusisë, Moska dhe Kievi japin dy versione të ndryshme

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 23:05
Çfarë ndodhi me Krenarinë e Rusisë, Moska dhe Kievi japin dy versione të ndryshme

Është fundosur luftanija ruse “Moskva”, e njohur si krenaria ruse. Ky lajm që është raportuar më herët nga mediat ruse është verifikuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes ruse.

“Përgjatë transportimit të anijes sonë Moskva drejt destinacionit në port, anija ka humbur stabilitetin e saj si pasojë e dëmeve të shkaktuar nga detonimet e municionit. Në kushtet e një stuhie në det, ajo është fundosur”, ka thënë ministria, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Deri tani, disa arsye të ndryshme janë raportuar për fundosjen e anijes.

Rusia ka thënë se një zjarr ka shpërthyer, i cili ka shkaktuar shpërthimin e municioneve në bord dhe e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme anije. Ndërkohë, Ukraina ka thënë se ushtria e saj e ka goditur me raketa anijen dhe më vonë ka raportuar se është fundosur.

CNN shkruan se nuk ka mundur ta verifikojë arsyen e vërtetën të fundosjes së anijes “Moskva”.


(Kosova Sot Online)