Vdes anëtari i LDK-së

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 15:01
Vdes anëtari i LDK-së

Ka vdekur anëtari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Agim Berbatovci.

Për vdekjen e tij ka njoftuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për shkuarjen në amshim të aktivistit e veprimtarit të devotshëm të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Agim Berbatovci.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berbatovci, të afërmit, anëtarët e veprimtarët të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, si dhe gjithë miqve të të ndjerit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Agim Berbatovcin!”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”. 

(Kosova Sot Online)