
Ukraina: Rusia po përdor bombardues me rreze

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar këtë pasdite se, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, Rusia po përdor armë me rreze të gjatë në Mariupol.
Qyteti port jugor është përballur me bombardime të pamëshirshme që nga shpërthimi i konfliktit në fund të shkurtit, ku ka pasë mijëra të vrarë.
Oleksandr Motuzyanyk tha se Rusia tani po përqendron përpjekjet e saj në marrjen e qyteteve Rubizhne, Popasna dhe Mariupol.
Shumë kanë pretenduar se Mariupol do të bie brenda javësh, nëse jo brenda disa ditësh.
Harta më poshtë tregon vendndodhjen e disa sulmeve në këtë qytet.
(Kosova Sot Online)