Përplasen tri vetura në Duhël të Suharekës, vdes njëri nga shoferët

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 09:13
Përplasen tri vetura në Duhël të Suharekës, vdes njëri nga shoferët

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur mbrëmë në Duhël të Suharekës, ku njëri prej shoferëve ka mbetur i vdekur pas lëndimeve që ka marr.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, edhe dy shoferët e tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njëri prej tyre, është dërguar në mbajtje.

“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale,  lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )