
Nëna nga Kosova përballet me borxhliun: Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej

Një grua në Mitrovicë është përballur me një person që e kërkonte djalin e saj, gjoja se i kishte mbetur borxh kohë më parë. Rastin e kanosjes e ka denoncuar në Polici vet viktima e cila ka dhënë deklaratë se çfarë ka ndodhur kur i dyshuari i shkoi në shtëpi.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte kërkuar djalin e saj në shtëpinë e viktimës, por kjo e fundit i kishte thënë se i njëjti nuk jeton aty tash e sa muaj.
I dyshuari siç duket nuk është zmbrapsur dhe ka ekspozuar një thikë, duke e kërcënuar viktimën me fjalët se “nëse i biri yt nuk ma kthen borxhin, të prej me thikë”. Posa rasti është raportuar policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarin dhe ndaj tij është hapur rasti “kanosje”.
(Kosova Sot Online)