
Deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol “nuk do të dorëzohen”

Deputeti ukrainas për Odesa Oleksiy GoncharenkoDeputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko ka reaguar pas paralajmërimit të Rusisë për dorëzimin e ushtarëve në Mariupol ku thekson se ato nuk do të dorëzohen.
Në një deklaratë për mediat e huaja ai thekson se të gjithë ushtarët do të luftojnë deri në fund.
“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.
(Kosova Sot Online)