Peci: Britania në 'hot spot' të sulmeve dhe dezinformatave të koordinuara mes Serbisë dhe Rusisë

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 19:28
Peci: Britania në 'hot spot' të sulmeve dhe dezinformatave të koordinuara mes Serbisë dhe Rusisë

Analisti Lulzim Peci po vlerëson se Britania e Madhe është vënë në “hot spot” të sulmeve dhe dezinformatave të koordinuara në mes të Serbisë dhe Rusisë, dhe kjo nuk është ngjarje e rastit, shkruan Syri.net Kosova.

"Ka me se tete muaj qe keto sulme ne Kosovë ishin të përqendruara në veçanti në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në Kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë – Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Michael Davenport, dhe në inteligjencën britanike, për komplotim kundër komunitetit serb në Kosovë, përmes përkrahjes së intervenimit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që ishte pjesë e operacionit kundër krimit të organizuar që ndodhi në tërë Kosovën, më 13 tetor 2021, si dhe për “përkrahjen” e vendimit të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës për të mos e lejuar mbajtjen në territorin e Kosovës të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi.", ka shkruar Peci.

Sipas tij, tani këto sulme janë duke vazhduar me akuzimin e Britanisë së Madhe për armatim të Kosovës. 

"Kesaj pune i thojne, mos e vet se te kallxon vet".

(Kosova Sot Online)