
Qalaj: I papranueshëm mos suspendimi i eprorëve të policisë së Kosovës

Ish-drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar institucionet vendase të cilat sipas tij, nuk suspenduan eprorët e policisë së Kosovës, të cilët kishin takuar në Beograd presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Shkuarja e eprorëve të policisë te presidenti Vuçiq dhe mos suspendimi i tyre për mua është e papranueshme”, tha Qalaj.:
Ai tha se në raste të tilla, presioni ndërkombëtar është i madh, por se duhej vepruar me suspendim, ditën që ndodhi takimi.
“Unë e di që drejtori i Policisë i ka çuar në Inspektorat mirëpo ky ka qenë një udhëzim i politikës që të ndërmarrin një veprim pak më të butë kërkon kohë që për mua është gabim. Drejtori i policisë është dashur që menjëherë, atë ditë meqenëse ata janë fotografuar dhe ka pasur incizimin t’i suspendojë këta eprorë të policisë dhe pastaj t’i dërgojë për Inspektorat”, shpjegoi ai
“Shkuarja e tyre në Serbi nuk është vepër penale dhe Inspektorati i Policisë merret vetëm me hetimin e veprave penale ku dyshohet se policët kanë kryer ose dyshohet se kanë kryer vepër penale”, theksoi Qalaj.
(Kosova Sot Online)