Princ Harry zbulon se për çfarë foli me Mbretëreshën Elizabeth gjatë takimit

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 18:36
Princ Harry zbulon se për çfarë foli me Mbretëreshën Elizabeth gjatë takimit

Princi Harry ndau disa detaje nga biseda private që pati me Mbretëreshën Elizabeth javën e kaluar.

“Ajo kishte shumë mesazhe për Ekipin e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat tashmë ua kam përcjellë shumicës së tyre”, tha Duka i Sussex për BBC dje.

“Pra, ishte e mrekullueshme ta shikoja atë. Unë jam i sigurt se ajo do të donte të ishte këtu nëse do të mundte.”

Biseda e Harryt me Mbretëreshën shënoi një nga takimet e tyre të para ballë për ballë që kur ai dhe Meghan Markle dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga detyrat e tyre mbretërore në shkurt 2020.

Harry vazhdoi duke thënë se biseda me gjyshen e tij u fokusua në udhëtimin e tij në Holandë dhe Lojërat Invictus 2022.

Harry dhe Meghan vizituan Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Charles një javë përpara ditëlindjes së saj të 96’të.

Ndërsa Harry u kthye verën e kaluar për zbulimin e një memoriali të Princeshës Diana, udhëtimi shënoi vizitën e parë të Markle në Mbretërinë e Bashkuar që nga marsi 2020.

Çifti u përball me kritika muajin e kaluar pasi nuk morën pjesë në shërbimin përkujtimor të Princit Philip, mes tensioneve të vazhdueshme me familjen mbretërore.

Megjithatë, shumë shpresojnë që vizita e Harryt dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar – dhe prania në Lojërat Invictus – do të ndihmojë në ndryshimin e opinionit publik rreth tyre.

(Kosova Sot Online)