Gashi: VV po duan me fsheh diçka, ishin në panik dhe kundërshtuan komisionin që heton shtrenjtimin e rrymës

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 21:15
Gashi: VV po duan me fsheh diçka, ishin në panik dhe kundërshtuan komisionin që heton shtrenjtimin e rrymës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dëshiron të fsheh diçka, duke pamundësuar hetimin e shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Gashi thotë se s’do të bëhen pjesë e një Kuvendi, në të cilin sipas tij, thehet shtylla e demokracisë.

“Vetëvendosje e pat një panik të paarsyeshëm ose të arsyeshëm, sepse po duan me fsheh diçka dhe thanë : “ju po flisni dhe ju po doni me hetuar e na nuk lejojmë””, tha Gashi 

“E pamundësuan që komisioni të formohet me gjashtë nënshkrime”, shpjegoi Gashi.

“Këta duan me pamundësua funksionin mbikëqyrës të Kuvendit që është shtylla e demokracisë”, shtoi ai.

“Ne nuk do të lejojmë. Nuk ka kuptim që na me marrë pjesë, me votu në një Kuvend ku thehet njëra prej tre shtyllave themelore të parlamentarizmit”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)