Thaqi: Nismat për hetim parlamentar duhet të mundësohen dhe të përkrahen nga partia në pushtet

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 21:21
Thaqi: Nismat për hetim parlamentar duhet të mundësohen dhe të përkrahen nga partia në pushtet

Thaqi: Nismat për hetim parlamentar duhet të mundësohen dhe të përkrahen nga partia në pushtet

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë se nismat e partive opozitare parlamentare për hetim parlamentar duhet të mundësohen dhe të përkrahen nga partia në pushtet.

Thaçi përmes një postimi në Facebook e komentoi nismën e partive opozitare parlamentare ku Lëvizja Vetëvendosje, e refuzoi.

Nisma ishte inicimi për formimin e një Komisioni Hetimor parlamentar që do të hetonte subvencionimin e energjisë nga ana e qeverisë që udhëhiqet nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ndërsa, partitë opozitare kanë deklaruar se s’do të votojnë asnjë ligj në Kuvend derisa Vetëvendosje të votojë pro formimit të Komisionit Hetimor parlamentar për energjinë.


(Kosova Sot Online)