4-vjeçarja nga Podujeva ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 16:05
4-vjeçarja nga Podujeva ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit

4-vjeçarja nga Podujeva, Lorela Durmishi nga Podujeva është diagnostifikuar me tumor në tru dhe ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit.

Shuma që kërkohet është e papërballueshme për familjen. Babai i saj, Lorik Durmishi, ka kërkuar ndihmën e atyre që kanë mundësi të ndihmojnë për shërimin e vajzës së tij.

Ka thënë se u kanë mbetur vetëm edhe 72 orë për dërgimin e saj jashtë vendit.

“Vajza jone Lorela Durmishi nga fshati Shajkofc komuna e Podujeves eshte diagnostifikuar me tumor ne tru.72h na kan mbetur per dergimin e saj jasht vendit,shuma eshte e paperballueshme per mu dhe familjen time.Ju lutna kush ka mundesi me na ndihmu sepse rasti eshte shum urgjent!!”, ka shkruar Durmishi.

Image

(Kosova Sot Online)