
Sveçla: Policia shkatërroi një rrjet të kontrabanduesve të drogës në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në Mitrovicë dhe në Fushë Kosovë e ku kanë gjetur dhe konfiskuar 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Për këtë aksion të policisë është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai tha se në këtë aksion është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës.
“Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në Veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtar të këtij grupi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Njësitet e anti-drogës nga Policia e Kosovës po vazhdojnë punën e tyre me intensitet të shtuar dhe me sukses.
Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në Veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtar të këtij grupi.
Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe njësitet e saj relevante për përkushtimin e madh në zbatimin e misionit të tyre, luftimin e të gjitha veprimtarive ilegale në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe atë trans kufitar.
(Kosova Sot Online)