“Jeta e Dhuratës vlen shumë më shumë se e imja”, apeli i nënës për vajzën 11 muajshe

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 21:47
“Jeta e Dhuratës vlen shumë më shumë se e imja”, apeli i nënës për vajzën 11 muajshe

“Jeta e Dhuratës vlen shumë më shumë se e imja”– thotë e reja 23-vjeçare nga Vlora që jeton në Kamëz, për vajzën e saj të vogël.  

Dhurata vetëm 11-muajshe, vuan që nga dita e parë e lindjes nga një sëmundje e vështirë që i ka prekur shpinën. Kurimi i Dhuratës kushton 28.700 Euro e për këtë nevojitet ndihma e të gjithëve.

Nëna: Pse të mos lahet Dhurata si të gjithë fëmijët e tjerë?! Dhurata nuk e di se çfarë do të thotë uji në trup, Dhurata nuk është futur 1 herë për t’u larë. S’kam se çfarë e dua jetën time pa Dhuratën. Ju lutem më ndihmoni me sa mundësi që të keni. Ju bëj thirrje të gjithë të më ndihmoni me sa mundësi të keni që Dhurata të shikojë një ditë të bardhë në jetën e saj. Jeta e Dhuratës vlen më shumë se jeta ime./


(Kosova Sot Online)