Nën pantallona, policia gjen 60 mijë euro në pjesët e ndjeshme të trupit te i dyshuari me BMW

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 22:34
Nën pantallona, policia gjen 60 mijë euro në pjesët e ndjeshme të trupit te i dyshuari me BMW

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se kishte tentuar t’i fshehë 60 mijë euro. Ai raportohet se kishte hyrë nga Serbia në Kosovë me një BMW.

Rasti ka ndodhur sot gjatë një pike kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok.

“Policia ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave’, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

“Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave”.

(Kosova Sot Online)