Sulme dhe gjuhë diskredituese ndaj gazetarëve në Kosovë – përgjegjës edhe politikanët e nivelit më të lartë

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 14:06
Sulme dhe gjuhë diskredituese ndaj gazetarëve në Kosovë – përgjegjës edhe politikanët e nivelit më të lartë

Në debatin e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë ka folur edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon.

Ajo është shprehur kritike për gjendjen e mediave në Kosovë, duke thënë se sulmet dhe shpifjet ndaj tyre vijnë pikërisht prej politikanëve të nivelit më të lartë.

“Sulmet dhe gjuha diskredituese kundër gazetarëve është e papranueshme, ku një pjesë e përgjegjësisë, fatkeqësisht, bie mbi zyrtarët më të lartë. Megjithatë, Kosova qëndron më mirë në Ballkanin Perëndimor kur është në fjalë liria e shtypit”.

Ndërkaq, për bordin e ri të emëruar të RTK-së, Cramon tha se do të bëjë depolitizimin e televizionit publik.

Megjithatë, von Cramon pati lëvdata për Kosovën në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera. Derisa për sanksionet e vendosura kundër Rusisë, von Cramon tha se është dëshmi që Kosova përket në BE dhe respekton vlerat e saj.

(Kosova Sot Online)