Ministri Mehaj pret në takim ish-këshilltarin e Presidentit

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 16:52
Ministri Mehaj pret në takim ish-këshilltarin e Presidentit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-këshilltarin e Presidentit Hashim Thaçi, Bislim Zyrapin.

Mehaj ka postuar një fotografi nga takimi me Zyrapin ku tha se në vazhdën e takimeve me autoritete ka pritur në takim ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin

“Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim. Në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete, sot prita në takim Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin”, ka thënë ai.

Mehaj tha se me Zyrapin kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe se u pajtuan që për interest nacionale kërkohet bashkim i forcave pa dallim.

“Me z.Zyrapin diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik dhe mundësisë së angazhimit të potencialit të nevojshëm institucional dhe shoqëror në menaxhimin e suksesshëm të sfidave në mjedisin vendor dhe rajonal të sigurisë. Të dy ishim të qëndrimit se për interesat nacionale kërkohet bashkimi i energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim”, ka thënë Mehaj.
 

(Kosova Sot Online)