Rama thotë se shumë shpejt prishtinasve do t’u mundësohet ta vrojtojnë qiellin

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 18:00
Rama thotë se shumë shpejt prishtinasve do t’u mundësohet ta vrojtojnë qiellin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas vizitës që bëri në Observatorin e Prishtinës për vrojtime qiellore me teleskopë dhe pajisje astronomike, ka njoftuar se kanë ofruar mbështetje për ta rivënë në funksion këtë qendër astronomike për qytetarët.

“Jemi duke mbështetur Astronomy Club of Kosova për ta hapë dhe për ta rifunksionalizu këtë qendër astronomike e cila ndodhet në zemër të Prishtinës dhe do të shfrytëzohet për vrojtime qiellore, trajnime për edukim joformal dhe ngjarje të ndryshme astronomike nga të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Rama tha se janë përkushtuar që ta shndërrojnë kryeqytetin në qendër kulturore e shkencore sa më atraktive për të gjithë.

(Kosova Sot Online)