Estonia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht si gjenocid agresionin e Rusisë në Ukrainë

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 19:33
Estonia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht si gjenocid agresionin e Rusisë në Ukrainë

Estonia është bërë vendi i parë që ka njohur zyrtarisht si gjenocid veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Parlamenti i Estonisë miratoi ditën e sotme një rezolutë që e quan agresionin e Rusisë dhe krimet pasuese të luftës kundër Ukrainës një akt gjenocidi dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Estonia i ka bërë thirrje vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë në mbështetje të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)