Koloneli i FSK-së refuzon 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti Japonez

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 12:11
Koloneli i FSK-së refuzon 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti Japonez

Përkundër se ishte lënduar rëndë në një trajnim në në Japoni, Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, nuk kishte pranuar të tërhiqet.

Ai ka refuzuar 30 mijë dollarë për shërim nga shteti i Japonisë, veprim të cilin thotë se e ka bërë për imazhin e Kosovës.

Në një intervistë  koloneli i FSK-së, tha se ngjarja ka ndodhur para disa vitesh por që është aktualizuar kohëve të fundit.

“Kemi qenë të ftuar për herë të parë nga shteti Japonez për të marrë pjesë në një trajnim në Japoni. Kam qenë oficeri i parë  i vetëm deri në atë kohë nga FSK, që ka qenë pjesë e një ushtrimi në shtetin japonez. Ishte trajnim që kishte të bëj me fushën e kërkim shpëtimit, pra menaxhimin e kërkim shpëtimit. Ka qenë trajtim sfidues, për këtë arsye ata në procedurat e tyre japonezët e kanë që të nënshkruash një kontratë nëpërmjet të cilës, në qoftëse lëndohesh gjatë trajnimit për shkak të vështirësive që ka, atëherë dëmshpërblehesh me një shumë, dhe duhet ta ndërpresësh trajnimin”, tha Maqedonci.

Tutje, Maqdonci rrëfeu së gjatë trajnimit e ka lënduar rëndë gjurin, por nuk u dorëzua, dhe nuk u kthye në Kosovë.

“Nuk kam fjetur deri vonë, sepse nuk doja ta ndërprerja trajnimin. Dhe iu thash zyrtarëve aty që me një këmbë do e vazhdojë trajnimin dhe nuk dua të kthehem në Kosovë pa diplomë dhe nuk i dua paratë”, shtoi tutje koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci.

Përpos karrierës ushtarake e medaljeve të shumta, Kolonel Maqedonci ka përfunduar dy Kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para se të bëhej pjesë e FSK-së, Ejup Maqedonci kur i kishte 19 vjet iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i shërbyer edhe atëkohë atdheut të tij.

Për ta shikuar intervistën, dhe çfarë ka thënë Maqedonci në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, e mësoni duke klikuar në video. 

(Kosova Sot Online)