Ky është 21 vjeçari që u gjet pa shenja jete në Novosellë të Pejës

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 20:31
Ky është 21 vjeçari që u gjet pa shenja jete në Novosellë të Pejës

Kosova Sot Online ka raportuar për gjetjen pa shenja jete të një të riu në Novosellë të Pejës.

Burime bëjnë të ditur se i riu që u gjet i vdekur është Dush Brahimaj.

Dyshohet se Brahimaj është gjetur në dhomën e tij të fjetjes pa shenja jete nga një prej familjarëve të tij.

Pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka nisur hetimet dhe po merret me rastin.

I ndjeri ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është konstatuar vdekja e tij, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.P

(Kosova Sot Online)