
Pas raportimit se i burgosuri bëhet gardian në Dyz, reagon SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar rreth lajmit të publikuar se i burgosuri bëhet gardian në Dyz, burgun e Sigurisë së Lartë.
SHKK njofton opinion publik se personi në fjalë ka sjell të gjitha dokumentacionet e kërkuar për Konkursin Zyrtar Korrektues, ndër to edhe vërtetimin me të lëshuar nga gjykata me datë 23.11.2021, me të cilën ka dëshmuar se i njëjti nuk është dënuar për vepër penale dhe nuk është duke u zhvilluar procedure penale ndaj tij.
(Kosova Sot Online)