
Nënkryetari i Novobërdës flet për arrestimin e katër zyrtarëve që morën pagë pa shkuar në punë

Katër zyrtarë të komunës së Novobërdës janë ndaluar urdhër të Prokurorisë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar.
Në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, i cili ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për arrestimin e tyre.
Ymeri theksoi se nuk ka njohuri se kush janë katër zyrtarët që janë ndaluar.
“Informata nuk kemi se kush janë ata katër zyrtarë që kanë marrë paga. Natyrisht është e çuditshme, nuk është në rregull, me pas zyrtarë komunal që kanë marrë pagë dhe nuk kanë ardhur në punë”, është shprehur Ymeri
“Lajmin siç e keni marr ju, edhe ne në mjetet e informimit, është rasti i parë që kemi raste të tilla të arrestimit, nuk e dimë cilit komunitet janë”, shtoi ai.
“Unë kam qenë në punë, nuk kam parë ndonjë lëvizje, nuk janë arrestuar në institucion, por në shtëpi apo diku tjetër”, tha Ymeri.
(Kosova Sot Online)