U tha se është mik i Berishajt reagon Jansha kryeministër aktual i Sllovenisë

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 22:06
U tha se është mik i Berishajt reagon Jansha kryeministër aktual i Sllovenisë

Janez Jansa, kryeministër aktual i Sllovenisë dhe kandidat për po të njëjtën pozitë shpërndau një shkrim të një gazetari slloven, i cili po raporton për skandalin financiar atje ku i përfshirë është edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Jansha po garon kundrejt Rober Golob, i cili sipas mediave sllovene, ka pranuar 600 mijë euro të dyshimta nga ambasadori i Kosovës.

Paraparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

Bojan Pozhar, gazetar dhe moderator i një “talk show” në Slloveni, ka deklaruar se nëse vërtetohet përfshirja e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, në skandalin financiar në Slloveni, atëherë bëhet fjalë për një “top skandal në Ballkan”.

“Nëse paratë e GEN-it [kompanisë serbe, v.j] për Robert Golob i ka transferuar vërtetë Martin Berishaj, përndryshe diplomat nga Kosova, atëherë ky është një top skandal në Ballkan. Sepse MB është edhe ambasador i Kosovës në Kroaci”, shkroi Pozhar në Twitter.

Ky postim u shpërnda nga Jansha në Twitter.

Image

Kryetari i Partisë së Lirisë, Golob gjatë një debati me Jansha, deklaroi se ky i fundit dhe ambasadori Berishaj janë miq.

Jansha e ka konfirmuar se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.

Berishaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka mohuar akuzat.


(Kosova Sot Online)