Për 200 euro borxh, mitrovicasi ia ndërron bravën e derës një personi: Nuk e lë të hyjë në banesë

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 09:48
Për 200 euro borxh, mitrovicasi ia ndërron bravën e derës një personi: Nuk e lë të hyjë në banesë

Një rast i pazakontë është raportuar të ketë ndodhur dje në Mitrovicën e Veriut.

Një person ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull kosovar, i ka ndërruar bravën derës së banesës ku ishte duke banuar ankuesi dhe i njëjti nuk ka lejuar që ai të merr gjësendet e tij.

Kjo me arsyetim që ankuesi i kishte borxh rreth 200 euro.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)