Një shkëmb i madh çau çatinë, pamjet nga vendi ku mbeti e vrarë 27-vjeçarja në fshatin boshnjak

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 12:47
Një shkëmb i madh çau çatinë, pamjet nga vendi ku mbeti e vrarë 27-vjeçarja në fshatin boshnjak

Mediat boshnjake kanë publikuar pamjet nga fshati Stolac në Bosnjë, ku mbeti e vrarë 27-vjeçarja Elmira Sefo. Policia, mbrojtja civile, vendasit, të gjithë janë në këmbë.

Sipas banorëve të zonës, një shkëmb i madh nga kodra u shemb mbi shtëpinë ku ndodhej Elmira, prindërit dhe motra e saj.

Ajo shkoi me plagë të rënda në spitalin Dr. Safet Mujic të Mostarit, por nuk arriti të mbijetonte. Motra dhe prindërit e saj gjithashtu mbetën të lënduar.

(Kosova Sot Online)