Vjen goditja e parë publike kundër të bëmave të Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj

Vjen goditja e parë publike kundër të bëmave të Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj
Vjen goditja e parë publike kundër të bëmave të Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj

Nexhat Haziri

  • 23 April 2022 - 09:30

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Mendoj se ky raport ndikon negativisht në imazhin e vendit, por në njërën anë hap edhe një teren për institucionet e drejtësisë për të hapur hetime ndaj rrjetit kriminal që lidhet më këto dy figura politike dhe jo vetëm më këta, e që do të ishte një nismë e mirë për Kosovën në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që besoj se do të reflektonte edhe në agjendën e integrimeve evropiane, ku vendi i ynë ka qenë më së shumti i kritikuar në këtë fushë të sundimit të rendit dhe ligjit për mungesë rezultatesh.

-Raportit i Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK’së Ramush Haradinaj, ku emrat e tyre lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita, është shumë real, dhe për ata që njohin zhvillimet politike në këto dy dekada e më shumë në Kosovë, nuk është asgjë për t’u habitur. Se Thaçi dhe Haradinaj kanë qenë kokat e krimit e kemi thënë edhe më parë, por tani kur këto thuhen nga një organizatë ndërkombëtare prestigjioze siç është Freedom House, natyrisht se tek opinion paraqet një sensacion me të fuqishëm.

Edhe pse ish-presidenti Thaçi gjendet si I akuzuar në Gjykatën Speciale nën dyshimin për krime lufte, po ashtu edhe z. Haradinaj tani në opozitë, akoma kanë ndikim në rrjetin e krimit të organizuar, përmes grupeve të tyre mirë të organizuara dhe mirë të konstruktuara ne të gjitha institucionet e vendit, e në veçanti në ato të sigurisë përmes së cilave krijojnë një lloj sigurie për biznese dhe veprimtari të tjera përfituese për vete dhe rrjetet kriminale të cilat ata I përfaqësojnë apo edhe i udhëheqin, dhe kështu akoma ruajnë ndikimin e tyre dhe i bënë të fuqishëm të luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç, dhe që po ashtu përmes këtij rrjeti kriminal kanë ndikuar edhe në rezultate të zgjedhjeve qofshin në nivel qendror po atë lokal.

Mendoj se ky raport ndikon negativisht në imazhin e vendit, por në njërën anë hap edhe një teren për institucionet e drejtësisë për të hapur hetime ndaj rrjetit kriminal që lidhet më këto dy figura politike dhe jo vetëm më këta, e që do të ishte një nismë e mirë për Kosovën në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që besoj se do të reflektonte edhe në agjendën e integrimeve evropiane, ku vendi i ynë ka qenë më së shumti i kritikuar në këtë fushë të sundimit të rendit dhe ligjit për mungesë rezultatesh

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".