
Ish ministri kanadez: Nuk do të ketë paqe për Kosovën pa u mposhtur agresioni rus në Ukrainë

Christopher A. Alexander, i cili ka qenë ministër në Ministrinë e Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada, ka folur për luftën në Ukrainë, duke përmendur edhe Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se nuk mund të ketë paqe për Kosovën dhe as për Evropën nëse nuk mposhtet agresoni rus në Ukrainë.
Tutje, ai ka shtuar se po ashtu duhet zgjerohen marrëveshjet për sigurinë kolektive.
“Nuk do të ketë paqe për Bjellorusinë, Bosnjën, Gjeorgjinë, Kosovën, Moldavinë, Ukrainën – ose për Evropën dhe rajonin e Detit të Zi në tërësi – pa përpjekje të përbashkëta nga të gjithë aleatët për të mposhtur agresionin rus në Ukrainë dhe për të shtrirë marrëveshjet e sigurisë kolektive në më shumë demokraci”, ka thënë Alexander.
There will be no peace for Belarus, Bosnia, Georgia, Kosovo, Moldova, Ukraine — or for Europe & the Black Sea region as a whole — without concerted efforts by all allies to defeat Russian aggression in Ukraine & extend collective security arrangements to more democracies.
— Chris Alexander ? (@calxandr) April 23, 2022
(Kosova Sot Online)