
Aksident në Fushë Kosovë, një këmbësore u godit nga vetura duke kaluar rrugën

Vetura ka goditur një këmbësore disa minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në foton e dërguar shihet këmbësorja e shtrirë në tokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim aktualisht.

(Kosova Sot Online)