Policia jep informacione për aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku u godit një këmbësore

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 12:25
Policia jep informacione për aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku u godit një këmbësore

Një këmbësore është goditur nga një automjet në lëvizje sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sipas policisë, këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 11:00,  në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është  përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e  cila është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë  rrethanat  e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti  ka ikur nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)