Ish-ambasadori i Kosovës, pro-rus dhe tërësisht në shërbim të propagandës së Putinit

Gazmend Pula, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, është duke e mbështetur Rusinë dhe luftën e saj në Ukrainë. Përmes postimeve në llogarinë e tij në Facebook, ai shprehet hapur pro Putinit dhe kundër Perëndimit, që sipas tij, e futi Ukrainën në këtë luftë.
Ish-ambasadori është shumë aktiv virtualisht dhe është vënë krejtësisht në shërbim të propagandës ruse, duke shkruar e duke shpërndarë materiale nga “Russia Today”, televizioni propagandistik rus i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
I kontaktuar nga Express, Pula ka pohuar se llogaria dhe postimet në të janë të tijat.
“Profili im është profili im, por mbështetja është interpretimi juaj”, ka thënë Pula.
Duke theksuar se mbështetja ndaj Rusisë është çështje “interpretimi”, ai ka thënë se “para opinionit publik nuk bisedohet kështu”.
“S’jam i interesuar të flas në telefon për këso gjëra serioze”, tha ai pasi u pyet për ta komentuar një postim specifik ku kishte shpërndarë një material të RT.
Një video ku shihen trupa ruse të udhëhequra nga kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e ka shpërndarë së fundmi, duke iu gëzuar pushtimit të Mariupolit, qytetin shumë të rëndësishëm strategjikisht për Ukrainën.

“Trupat çeçene të Ramazan Kadyrov festojnë çlirimin e Mariupolit”, thuhet në videon e shpërndarë nga ish-ambasadori.
Në një rast, Pula ka shpërndarë një material të televizionin rus, “Russia Today”, duke shkruar se “mund ti ndalin rrjetet sociale, por nuk mund ta ndalin të vërtetën”.

(Kosova Sot Online)