Ngritët aktakuzë ndaj dy personave për fajde në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 10:12
Ngritët aktakuzë ndaj dy personave për fajde në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë për fajde kundër të pandehurve me iniciale R.J dhe H.D.

Siç bëhet e ditur në njoftim, aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special.

Specialja njofton se të pandehurit e lartcekur me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.

“Me këto veprime i pandehuri R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘’Fajdeja’’  nga neni 331  paragrafi 2 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde’’, nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)