Sulmet ndaj Policisë në veri, Petkoviq pretendon se ky i fundit “ska të bëjë me serbët”

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 11:12
Sulmet ndaj Policisë në veri, Petkoviq pretendon se ky i fundit “ska të bëjë me serbët”

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pasi Policia e Kosovës u sulmua në veri të vendit.

Kohët e fundit Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në atë pjesë të vendit, ndërsa Petkoviq pretendon se sulmi i fundit “nuka ka të bëjë fare me serbët”.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj automjetit të SHPK-së, si dhe çdo përpjekje të mëparshme për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, veçanërisht në veri, nuk ka të bëjë fare me serbët”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

“Pyesni veten – kush është për këtë?!”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)