Bajqinovci për sulmin e policëve: Serbia po e konfirmon se e ka zgjedhur anën e Rusisë!

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 11:34
Bajqinovci për sulmin e policëve: Serbia po e konfirmon se e ka zgjedhur anën e Rusisë!

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri.

“Serbia po e konfirmon se e ka zgjedhur anën e Rusisë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Një sulm i ri nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Serbia, me mënyrën e vjetër që po e praktikojnë disa herë brenda dy javësh ndaj policisë së Kosovës.

Saktësisht siç e pata parashikuar: Serbia po bëhet vazhdimisht më agresive, po duan me çdo kusht t’a destabilizojnë Kosovën përmes sulmeve me armë zjarri ndaj institucioneve të sigurisë si dhe përmes dezinformatave.

Sulmi i dytë brenda dy jave me armë zjarri në drejtim të Policisë gjatë ndrrimit të turneve duhet të dënohet nga të gjithë, poashtu bashkësia ndërkombëtare duhet reaguar dhe të dënojë këtë akt kriminal me elemente terroriste.

Shtrirja e autoritetit në veri të shtetit tonë nga policia po e pengon serbinë dhe po bëhet e padurueshme për strukturat kriminale të serbisë që operojnë në veri.

Serbia po e konfirmon se e ka zgjedhur anën e Rusisë!

(Kosova Sot Online)