Ish-ambasadori me një reagim të gjatë, shpreh keqardhje për “keqkuptimin” e qëndrimeve të tij pro-ruse

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 17:17
Ish-ambasadori me një reagim të gjatë, shpreh keqardhje për “keqkuptimin” e qëndrimeve të tij pro-ruse

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, ka shprehur keqardhje për – siç thotë ai – përshtypjen e gabuar që është krijuar nga postimet e tij në Facebook lidhur me qëndrimin e tij për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Raportimin për qasjen e tij pro-ruse dhe anti-perëndimore në Facebook, ish-ambasadori e ka quajtur “shumë të njëanshëm”. Por, media  ka kontaktuar të hënën me Pulën dhe ai nuk ka pranuar t’i komentojë postimet e tij, përveçse ka deklaruar se ato janë autoriale dhe se cilësimi se ai po e mbështet Rusinë është çështje “interpretimi”.

Në një reagim të gjatë të dërguar në adresë të Gazetës të martën, Pula thekson se “per Kosoven dhe shqiptaret, nuk ka alternative tjeter perpos alternatives Amerikano-Evropiane”.

Në llogarinë e tij në Facebook – të cilën e mbylli pas publikimit të lajmit – ish-ambasadori thotë se vetëm ka pasur “qasje me te ekuilibruar ne pasqyrimin e kendveshtrimeve relevante te qe te dy paleve ne konflikt”, pasi thekson se shumica e postimeve të tij ishin të destinuara për ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Permeteper, jane pasqyruar jo aga aspekti i tifozllekut dhe simpatizuesit te paleve te konfrontuara,  por, nga aspekti i analistit te pavarur te ketij realiteti tragjik, duke iu referuar burimeve dhe kendveshtrime relevante te dy paleve kreyprotogoniste ne konflikt. Pra, duke synuar nje qasje me te thelluar dhe me te ekuilibruar per te kuptuar se cka, si dhe pse po ndodhe kjo lufte tragjike qe ka goditur Ukrainen”, shkruan ai.

Në kontekstin aktual “mediat masive te komunikimit, interpretojne, varesisht nga interesat e vendeve te tyre”, dhe “shpeshhere raportojne vetem parcialisht dhe me tendence”, shprehet Pula. Ai thotë se në Facebook ka cituar “media eminente”, ndonëse kishte shpërnarë shpesh materiale të televizionit propagandistik rus, “Russia Today” të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Ai thotë se ka cituar media anti-perëndimore, “per te pasqyruar, nga aspekti i ekspertizes nderkombtare relevante, nje tabllo sa me analitike, sa me te ekuilibruar dhe sa me reale te kesaj lufte qe po rrezikon te shendrrohet ne krize boterore”.

“Prezentimi i qe te dy pikepamjeve te paleve ashper te konfrontuara, mund te kete krijuar pershtypjen teresisht te gabuar se ne ato pasqyrime analitike mund te kem favorizuar apo justifikuar qasjen e pales ruse, dhe jo ate Amerikano-Evropiane”, shkruan Gazmend Pula.

Prandaj, ai thotë se “ka ndodhe nje keq-perceptim dhe keq-kuptim i tille i postimeve” të tij, që, sipas ish-ambasadorit, “mund te jete edhe i kuptueshem sipas ndonje logjike derivative dhe siperfaqesore te ndonje segmenti te opinionit publik”.

“Nje keq-kuptim i tille nderkaq konsideroj se eshte teresisht i gabuar, teresisht i njeanshem dhe pothuaj apsurd. Kjo, ngase edhe logjika me elementare e ka te qarte se aleati i vetem, aktualisht dhe historikisht, mbrojtesi, perkrahesi dhe clirimtari i Kosoves nga tutela serbe dhe pavaresimi i saj, ishte dhe mbetet Perendimi i bashkuar Amerikano-Evropian, nen udheheqjen dhe vendimarrjen ultimative Amerikane”, shprehet Pula.

Reagimi i plotë i ish-ambasadorit Gazmend Pula:

SQARIM LIDHUR ME DISA REAGIME MEDIALE MBI QENDRIMET E MIA LIDHUR ME LUFTEN NE UKRAINE

Lidhur me disa raportime dhe reagime shume te njeanshme, cilesime dhe anatemime tendencioze ne disa media tona dhe rrjete sociale, e lidhur me qendrimet e mia te postuara ne rrjete sociale lidhur me luften ne Ukraine, per hir te opinionit publik deshiroj te sqaroj se:

Postimet e mia ne fb jane kryesisht postime te artikujve, informatave, analizave dhe pasqyrime te mediave dhe eskperteve eminente nderkombtare te proviniencave te ndryshme. Praktikisht te tere spektrit relevant nderkombetar – atij Perendimor Amerikano-Evropian dhe atij Lindor qe eshte thellesisht i interesuar dhe pjeserisht i involvuar ne kete krize. Kjo, per te pasqyruar, nga aspekti i ekspertizes nderkombtare relevante, nje tabllo sa me analitike, sa me te ekuilibruar dhe sa me reale te kesaj lufte qe po rrezikon te shendrrohet ne krize boterore.

Ne kete kontekst, prandaj, duhet te them qe ne fillim se me vjen keq qe prezentimi i qe te dy pikepamjeve te paleve ashper te konfrontuara, mund te kete krijuar pershtypjen teresisht te gabuar se ne ato pasqyrime analitike mund te kem favorizuar apo justifikuar qasjen e pales ruse, dhe jo ate Amerikano-Evropiane.

Nderkaq ne kete kontekst eshte e qarte se per Kosoven dhe shqiptaret, nuk ka alternative tjeter perpos alternatives Amerikano-Evropiane.

Permeteper, une jam qarte dhe pa ekuivok, per nje zgjidhje te drejte, teresisht paqesore dhe demokratike per gjithe popullin e Ukraines dhe ne kete kontekst per ndaljen, preferencialisht paqesore dhe politke te Rusise, e per te evituar pasoja akoma me tragjike ne Ukraine. Por, edhe globalisht, ngase behet fjale per perplasje potenciale direkte mes te dy superfuqive me te medha ushtarake ne bote. Kete, ngase shkaterrimet dhe pasojat tjera eventuale te nje perplasje te tille potenciale – do te mund te merrnin permasa katastrofale.

Dhe prandaj, qe ne fillim dhe ne kete kontekst shpreh keqardhjen time serioze dhe te sinqerte nese me pasqyrime te tilla dhe kur mund ti kem lenduar ndjenjat e individeve apo segmenteve te ndryshme mediale dhe te opinionit tone publik lidhur me kete. Aq me teper qe ne shumicen e postimeve te mia, pothuaj ne te gjitha, dhe qe jane ne gjuhen angleze, i kam theksuar si te destinuara ‘Per Eksperte–For Experts’ te lemise se maredhenieve nderkombetare. Dhe prandaj edhe kam patur qasje me te ekuilibruar ne pasqyrimin e kendveshtrimeve relevante te qe te dy paleve ne konflikt, edhe kur ato jane teresisht te kunderta.

Permeteper, jane pasqyruar jo aga aspekti i tifozllekut dhe simpatizuesit te paleve te konfrontuara,  por, nga aspekti i analistit te pavarur te ketij realiteti tragjik, duke iu referuar burimeve dhe kendveshtrime relevante te dy paleve kreyprotogoniste ne konflikt. Pra, duke synuar nje qasje me te thelluar dhe me te ekuilibruar per te kuptuar se cka, si dhe pse po ndodhe kjo lufte tragjike qe ka goditur Ukrainen.  Dhe kete ngase ne keso kontekstesh dhe rrethanash, mediat masive te komunikimit, interpretojne, varesisht nga interesat e vendeve te tyre, shpeshhere  me shume se vetem njeanshem. Si dhe se shpeshhere raportojne vetem parcialisht dhe me tendence, duke dashur t’i arsyetojne veprimet e shteteve te tyre – gje qe edhe eshte teresisht e kuptueshme!

Prandaj duket se edhe ka ndodhe nje keq-perceptim dhe keq-kuptim i tille i postimeve te mia, sado qe nje keq-kuptim i tille mund te jete edhe i kuptueshem sipas ndonje logjike derivative dhe siperfaqesore te ndonje segmenti te opinionit publik. Nje keq-kuptim i tille nderkaq konsideroj se eshte teresisht i gabuar, teresisht i njeanshem dhe pothuaj apsurd. Kjo, ngase edhe logjika me elementare e ka te qarte se aleati i vetem, aktualisht dhe historikisht, mbrojtesi, perkrahesi dhe clirimtari i Kosoves nga tutela serbe dhe pavaresimi i saj, ishte dhe mbetet Perendimi i bashkuar Amerikano-Evropian, nen udheheqjen dhe vendimarrjen ultimative Amerikane.

Dhe se kjo ndodhe dhe vjen ne shprehje vecanerisht nga ndjenja e fuqishme e falenderimit dhe lojalitetit shqiptar per Amerikano-Evropianet, qe ne diten me te veshtire te vendit tone, kane perkahur, intervenuar dhe de facto edhe kane cliruar dhe bere Kosoven te pavarur. Dihet, me intervenimin e NATO-s, por nen udheheqjen e plote dhe vendimtare Amerikane. Dhe siq e theksova edhe me pare, kete pozicionim e ndaj, dhe e kam ndare, qartazi dhe gjithnje, edhe une si alternative e vetme per Kosove dhe shqiptaret.

Si dhe sepse Amerikano-Evropianet vazhdojne te mbesin si aleate te vetem te  natyrshem dhe te vendosur te Kosoves dhe shqiptareve – ne te gjitha konstelacionet gjeo-politike dhe gjeo-strategjike. Dje, sot dhe gjithnje, ngase edhe interesat tona dhe ato Amerikano-Evropiane perputhen ne teresi dhe ne gjithe komp!eksitetin e marredhenieve nderkombtare relevante.

Aq me teper qe ne anen tjeter, Rusia dhe Serbia, jane dhe gjithnje kane qene poashtu aleate te natyrshme te njera-tjetres, historikisht dhe aktualisht, si pjestare pothuaj te nje familje te madhe sllave, me interesa dhe synime pothuaj teresisht te ngjajshme, aktuale dhe strategjike kombetare. Dhe qe jane ne kundershti te plote me interest dhe synimet kombetare shqiptare qe eshte deshmuar dhe deshmohet historikisht dhe aktualisht.

Kete sigurisht ngase ceshtja e Kosoves dhe ceshtja shqiptare ne pergjithesi eshte e zgjidhur dhe mund te zgjidhet drejte vetem ne suazat dhe kornizen Amerikano-Evropiane-  si kornize e vetme e mundshme dhe reale. Dhe aty as qe ka, e as qe mund te kete lekundje apo alternativa.

Prandaj, ne kete kontekst, ndonese besoj se ska nevoje ta permend kridencialet e mia kombtare, po e theksoj megjithate se gjate gjithe angazhimit tim politik e profesional jetesor, madje aktivisht qe nga protestat e 1968-shes, e gjer ne prezentimet e mia ne Kongresin Amerikan, kam mbeshtur te drejten e Kosoves per vetevendosje, duke kerkuar intervenim te bashkesise nderkombetare, e ne vecanti te Amerikes, per clirimin, lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Ndoshta nuk eshte modeste ta permend ne kete rast, por megjithate lidhur me kete mund te kete nje validitet kontekstual te them edhe se, mu per kete profil te angazhimit tim te vazhdueshem kombetar dhe demokratik, me eshte ndare ne vitin 1998, ne ceremonial te vecante, madje personalisht dorezuar dhe uruar nga vete presidenti amerikan Bill Clinton, dhe ai britanik Tony Blair, si dhe kryepari evropian Jacque Santer, mirenjohja “US and EU Peace and Democracy Award”, ne perkrahje te angazhimit tim te kohes per demokraci, liri te fjales, te shprehjes dhe transparences.

Fakt eshte se ne pasqyrimet e analizave dhe informatave nga burime te huaja te diversifikuara ne rrjetin tim social jane perfshire edhe burime te proviniences Lindore Ruso-Kineze-Hnduse, dhe te tjera, qe prezentojne qasje, kendveshtrime dhe interpretime tjera – dhe te kunderta me te parat. Kete qasje kam patur, ngase edhe ato i kam konsideruar relevante per kuptimin me te thelle te kesaj lufte qe po rrezikon paqen boterore, e me ate edhe paqen tane. Ne kete menyre une kam tentuar te pasqyroj nje tabllo sa me reale te konflikit, duke analizuar dhe pasqyruar konfliktin nga kendveshtrimi dhe aspekti kryesisht global gjeostrategjik i kryeprotagonisteve boterore me relevance qenesore ne kete konflikt, dhe jo te fokusuarne  aspektin rajonal apo lokal te konfliktit.

Prandaj, duket se qasja dhe pasqyrim im i tille duket se eshte keq-perceptuar dhe keq-kuptuar si interpretim, avokati dhe propagandim gjoja pro-rus, jo-legjitim dhe pothuaj edhe si qendrim e qasje pro-agresion – dhe rrjedhimisht, nga ndonje individ apo segment, edhe si qasje kunder interesave te Kosoves dhe shqiptareve. Por, kjo realisht nuk qendron dhe as qe mund te qendroje objektivisht. Aq me pare ngase pale ruse eshte pale e drejteperdrejte ne kete konflikt te rende, tragjik dhe te padrejte, madje si agresor shikuar nga aspekti i te drejtes nderkombtare. Dhe permeteper eshte direkt e antagonizuar dhe konfrontuar me palen Amerikano-Evropiano-Ukrainase ne luften e tyre per sfera te interesit dhe dominim strategjik ne rajon dhe me gjere.

Krahas kesaj, ndoshta duhet patur parasysh edhe me qarte se tek ne dominon qasja e pakontestuar, aprioristike dhe pothuaj apodiktike Perendimore dmth Amerikao-Evropiane.  Me te drejte do te shtoja. Perkatesisht pozicionimi, perkrahja dhe rrjedhimisht edhe interpretimi prevalent dhe pothuaj i teresishem i pales Amerikano-Evropiane. Dhe prandaj, jam i vetedijshem se mos-theksimi i fuqishem dhe mosperfillja e mjaftueshme e ketij realiteti ne postimet dhe pasqyrimet e mia, do te kene shkaktuar kete keq-perceptim dhe keq-kuptim ne opinionin publik.

Ndonese kjo nuk do te thote se zhvillimet ne bote, edhe si Kosove e lire, e pavarur, e mbrojtur, e perkrahur dhe e integruar ne kornizen dhe boten Amerikano-Evropiane, nuk duhet ti analizojme dhe ti kuptojme, sa me objektivisht dhe sa me realisht, qarte dhe thelluar, mbrapavijat, sfondet dhe shkaqet e zhvillimeve reale ne bote – cka, si dhe pse po ndodhe.

Nderkohe qe nje qasje e tille jokonvencionale dhe jouniforme, per mediat dhe opinionin tone publik mund te jete  e pazakonte. Vecanerisht nga konsiderata per lojalitet te pakushtezuar qe Kosova ka, dhe qe konsiderohet me te drejte se duhet te kete ndaj qasjes dhe interpetimit Amerikano-Evropian te gjeopolitkes, gjeostrategjise dhe interesit amerikan. Dhe ko qendron per shkak te ndjenjes se fuqishme te falenderimit qe Kosova dhe shqiptaret ndjejne dhe kultivojne  pergjithesisht per clirimin, pavaresimin, mbrojtjen dhe perkrahjen Amerikane te Kosoves dhe shqiptareve.

Prandaj, ne kete kontekst deshiroj, edhe njehere te shpreh keqardhjen time te sinqerte nese postimet dhe pasqyrimi im per ceshtjen ne fjale ne rrjetin social,  ku mund te jete keq-kuptuar me seriozisht dhe ashtu te kete lenduar ndjenjat e ndonje  individi apo segmenteve te ndryshme mediale dhe te opinionit tone publik dhe politik.

(Kosova Sot Online)