Musliu Shoshi takohet me Konsullen e Përgjithshme të SHBA-së në Strasburg

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 19:18
Musliu Shoshi takohet me Konsullen e Përgjithshme të SHBA-së në Strasburg

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka njoftuar se sot është akuar me Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg, Darragh Paradise.

Musliu Shoshi ka thënë se vetëm me bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shtetet mike, Kosova mund t’i arrijë objektivat e saj në politikën e jashtme.

“Nder i veçantë sot të takojë znj. Darragh Paradiso, Konsulle e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg. Vetëm me bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shtetet mike, Kosova mund të arrijë objektivat e saj në politikën e jashtme!”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)