Krasniqi: Njerëz nga sfera të ndryshme më kanë kërkuar t’iu punësojë njerëz në KEK

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 23:00
Krasniqi: Njerëz nga sfera të ndryshme më kanë kërkuar t’iu punësojë njerëz në KEK

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se njerëz të sferave të ndryshme janë munduar të ndikojnë tek ai që të punësojë njerëz në konkursin e KEK-ut.

Krasniqi ka thënë  se i ka refuzuar këto afrime dhe se i ka udhëzuar edhe anëtarët e komisionit ta bëjnë këtë.

“Kanë qenë njerëz nga sfera të ndryshme të jetës. Biznes, politikë etj”, tha ai.

“Normalisht që i kam refuzuar. Ndoshta kanë qenë të nisur nga praktikat që kanë ndodhur për 20 vite. I kam udhëzuar edhe anëtarët e komisionit që ta bëjnë”, shtoi ai.

Krasniqi tha tutje se janë 230 ankesa të aplikantëve në konkursin e fundit. Ai nuk e mohon se kanë mundur të ndodhin parregullsi.


(Kosova Sot Online)