Gjithçka nisi me përleshje: Detaje të rënda nga tragjedia e çiftit kosovar në Francë

  • G.G /
  • 27 April 2022 - 10:59
Gjithçka nisi me përleshje: Detaje të rënda nga tragjedia e çiftit kosovar në Francë

Mëngjesin e të martës, policia, pasi hapi me forcë derën e një shtëpie, gjeti trupat e pajetë të një çifti në banesën e tyre në Epinal të Francës.

Sipas mediave franceze, policia ishte lajmëruar nga fqinjët që dëgjuan të bërtitura dhe një përleshje, rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Ndërsa sipas informacioneve fillestare, çifti janë prindër të shtatë fëmijëve, të moshave nga 5 deri në 21 vjeç.

Kur mbërriti ndihma e shpejtë, trupat e tyre ishin pa jetë. Sipas hetimeve të para, mësohet se ata janë vrarë me thikë.

Katër nga shtatë fëmijët, duke përfshirë dy të rritur, nga kjo familje me origjinë kosovare, janë dërguar në spital, bëjnë të ditur mediat franceze.

Sipas dëshmitarëve, familja ishte shpërngulur në këtë lagje më pak se dy vjet më parë.

Nëna, e cila kishte qenë viktimë e dhunës në familje, ishte strehuar në disa raste te një fqinj.

Prokurori publik i Epinal, Frédéric Nahon, ka thënë se hetimi është në vazhdim dhe se asnjë hipotezë nuk është “e mundur” për momentin

(Kosova Sot Online)